Dua Lipa na bëri sërish krenarë, duke “rrëmbyer” një çmim shumë të rëndësishëm në “Brit Awards”.
Artistja shqiptare me famë botërore u zgjodh “Artistja më e mirë e zhanrit Pop dhe R&B”, duke lënë pas këngëtarë të rëndësishëm të industrisë botërore si Ed Sheeran, Adele, Grif dhe Joy Crookes.
Ajo nuk ka mundur të jetë prezente për të marrë personalisht çmimin e madh, por megjithatë ajo i ka falënderuar të gjithë me një postim në instagram.
“Faleminderit shumë të gjithëve që votuan!!! Edhe pse të gjithë do të kishim dashur të ishim në Londër duke festuar kështu me ju, ne kemi bërë prova që të mund të organizojmë një shfaqje ‘vrastare’ për të gjithë ju!! Shumë mirënjohëse që bëj atë që dua çdo ditë me njerëzit që dua”, shkruan ajo.