• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Gruaja e parë! Jepet ‘drita jeshile’, Amy Gutmann ambasadorja e SHBA-së në Berlin

10/02/2022
in Botë
0
Amy Gutmann

Amy Gutmann

Posti i ambasadorit të SHBA-së në Gjermani ka mbetur vakant që nga largimi i Richard Grenellit, të cilin e kishte emëruar ish-presidenti Donald Trump, në qershor të vitit 2020. Senati në Uashington dha më në fund dritën jeshile për emërimin e Amy Gutmann nga presidenti Joe Biden me 54 vota pro dhe 42 kundër. Presidenti e ka nominuar në korrik të vitit të kaluar këtë shkencëtare të njohur të politikës, e cila ka drejtuar edhe Universitetin elitar të Pensilvanisë (UPenn) në metropolin e bregut lindor të Filadelfias që nga viti 2004. Por në vend të ardhjes së shpejtë të 72-vjeçares në Berlin, pasoi një ngërç i gjatë në Uashington, për shkak të mosmarrëveshjeve të brendshme politike.Republikanët në opozitë në Senat bllokuan konfirmimin e Gutmann për muaj të tërë. Kjo për shkak të mosmarrëveshjeve për gazsjellësin e Detit Baltik, Nord Stream 2, përmes të cilit duhet të kalojë gazi rus drejt Gjermanisë. Presidenti Biden është një kundërshtar i kësaj linje gazsjellëse, që sërish është vendosur në qendër të vëmendjes për shkak të krizës aktuale në raportet mes Rusisë dhe Ukrainës. Por presidenti i ri nuk do të rëndojë edhe më shumë me sanksione raportet e ngarkuara në kohën e presidentit Trump.

Gutmann do të jetë gruaja e parë ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Gjermani. Akreditimi i saj zyrtar do të bëhet nga presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier.

Rrënjët gjermano-hebreje

Dërgimi i Gutmann në Gjermani është, si të thuash, një kthim tek rrënjët e saj. Babai i saj ishte hebre, me origjinë nga Feuchtwangen në Bavari, i cili ka ikur nga Gjermania naziste me familjen e tij në Indi në vitin 1934. Më vonë ai u transferua në SHBA, ku Gutmann lindi në nëntor 1949 në Nju Jork.Ajo studioi në Harvard dhe në London School of Economics – dhe ndoqi një karrierë akademike. Gutmmann dha mësim në Universitetin elitar të Princeton për tri dekada përpara se të bëhej presidente e UPenn në 2004, i cili, ashtu si Harvard dhe Princeton, i përket së ashtuquajturës Liga Ivy e universiteteve prestigjioze në veri-lindje të SHBA.

Profesorja ka publikuar libra nga teoria demokratike, politika e identitetit, etika politike, arsimi dhe shëndetësia. Në vitin 2009, presidenti i atëhershëm i SHBA-së, Barack Obama e emëroi atë në krye të një komiteti të bioetikës. Revista Fortune e quajti atë një nga “50 liderët më të mëdhenj në botë” në 2018./DW

Tags: ambasadorja e SHBA-së në BerlinAmy Gutmann
Previous Post

INSTAT: Nga 2014-2020 janë investuar 1,2 mld euro në rrugë, por numri i kilometrave ka rënë me 4.4%

Next Post

Shtetet e kanë humbur durimin! Biden nën trysni për të lehtësuar kufizimet e COVID

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Premtimi i Biden: Irani nuk do të ketë kurrë armë bërthamore

Shtetet e kanë humbur durimin! Biden nën trysni për të lehtësuar kufizimet e COVID

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • VOTO numrin 3/ Deputeti Vullnet Sinaj kandidon për mandatin e dytë: Vlora nuk ndalet

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çfarë po i pengon Suedinë dhe Finlandën të hyjnë në NATO?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.