Sali Berisha ka folur në Kuvend për aksionin e antimafias italiane, ku u vu në pranga dhe Fabrizio Lisi, ky i fundit ish-gjeneral i Policisë së Guardia di Finanzia.
Sipas Berishës, duke iu referuar dhe akuzave të bëra më herët prej tij, ai ka denoncuar lidhjen që Lisi ka pasur me sekretarin e përgjithshëm të kryeministrisë Ëngjëll Agaçi.
Berisha tha se antimafia italiane është duke iu afruar me hetime Edi Ramës.
Lisi ka përfituar një sipërfaqe të madhe toke në Shqipëri, në rrethana që nuk dihen ende.
Ka pretendime se ai dhe Agaçi janë komshinj në Itali, ku sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë ka jetuar, para se të thirrej nga Edi Rama.
“Së pari kreu i Meduzës nuk ndodhet këtu, sepse don agaçio me gjeneral Lisin ishin si mishi me thoin, kur unë i vura emrin dhuratëmadhi, e kisha fjalën si e lumturoi komshiun e vetë. Unë e falenderoj Antimafian italiane, që po ecën drejt kreut të Meduzës, dhe ai nuk mund të ishte këtu sot në sallë, nuk e mbron askush, antimafia italiane është në veprim.” – u shpreh Berisha.