Historiani Marenglen Kasmi, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, duke folur për Çlirimin e Tiranës, deklaroi se në kryeqytet krye një luftë e vërtetë.
Kasmi theksoi se në Rrugën e Kavajës u kryen masakra, ndërsa shtoi se një pjesë e gjermanëve hyn në Tiranë pa rendim.
“Nga data 29 tetori deri më 17 nëntor kanë ndodhur luftime. Kolona gjermane hyn në Tiranë më 16 nëntor, para roja hyri më 16 nëntor afër Laprakës, ndërsa një pjesë hyri pa rendim. Në bodrumet e një hoteli9 në kryeqytet janë gjetur persona të vdekur.
Interesi i gjermanëve në këtë kohë ishte që të marrim ushtarët tanë dhe të ikim. Në rrugën e Kavajës janë kryer masakra, janë vrarë fëmijë, pleq, partizanë etj. Gjermanët kanë qenë të kujdesshëm dhe s’kanë lënë gjurmë, thjesht quheshin ‘”pastrim”. Në mbrëmje nis djegia e shtëpive.”, tha Kasmi.