Një diamant i zi miliardavjeçar, që besohet të jetë diamanti më i madh i prerë në botë, është shitur për 3.16 milionë paund (4.3 milionë dollarë).
E quajtur Enigma, guri i çmuar prej 555,55 karatësh, i cili peshon pothuajse njësoj si një banane, pritej të merrte më shumë se 4,4 milionë pound në aksionin online.
Drejtuesi i ankandit Sotheby’s tha se “blerësi ka zgjedhur të përdorë kriptomonedhën për blerjen”.