Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj thotë se koronavirusi tek disa persona depërton edhe në pjesën e trurit duke shkaktuar dhimbje të forta koke.
Sipas tij, këtë e ka vënë re edhe tek shumë pacientë, të cilët nuk qetësohen dot pavarësisht përdorimit të qetësuesve.
“Dhimbja e kokës është tipike e koronavirusit. Një nga studimet e fundit franceze është dhimbja e kokës dhe delirit tek disa individë, duke kaluar lehtë barrierën duke shkuar edhe në tru. Shkakton dëmtim të qelizave, të cilat enjten dhe nga rritja e presionit shkakton dhimbje koke të vazhdueshme. E kam vënë re edhe tek shumë pacientë që kanë dhimbje koke dhe që nuk qetësohet kollaj. Sa i përket trajtimit të astmës, bërja e terapisë nuk ndikon në përhapjen e koronavirusit. Fakti pastaj i ecurisë së sëmundje që tregon vështirësi në frymëmarrje, si dhimbje në gjoks, është fakti i stërmundimit që bëjnë muskujt e kraharorit dhe mos mbushja me ajër”, tha ai në “Opinion”.