• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Situata në Ukrainë, ‘DW’: Shtetet e Europës në modalitet tërësor diplomacie krize

11/02/2022
in Botë
0
Situata në Ukrainë, ‘DW’: Shtetet e Europës në modalitet tërësor diplomacie krize

“Një luftë në Ukrainë do të ishte katastrofike, e pakuptimtë dhe gjithashtu tragjike dhe do t’i kushtojë shumë shpejt ekonomikisht shtrenjtë Rusisë”, tha kryeministri britanik Boris Johnson në një konferencë të përbashkët për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Bruksel. Këtë duhet ta kuptojë edhe Kremlini, tha Johnson duke folur për “krizën më të madhe të sigurisë për Evropën në dekada”. Por sipas tij ka ende një mundësi për të ulur tensionin dhe për t’u kthyer në dialog.

Johnson mbron kancelarin Olaf Scholz

Johnson mori gjithashtu në mbrojtje kancelarin Olaf Scholz, i cili është kritikuar për pozicionin e tij lidhur me gazsjellësin gjermano-rus Nord Stream 2. Kryeministri e uroi Scholz-in për “qëndrimin më të ashpër ndaj Nord Stream 2”. Johnson shtoi: “Kjo është e vështirë për Gjermaninë dhe ekonominë gjermane”.

Moment i rrezikshëm për sigurinë evropiane

Stoltenberg foli për një “moment të rrezikshëm” për sigurinë evropiane. “Numri i forcave të armatosura ruse po rritet. Koha e paralajmërimit për një sulm të mundshëm po zvogëlohet.” NATO nuk është kërcënim për Rusinë. “Por ne duhet të jemi të përgatitur për më të keqen, ndërsa në të njëjtën kohë të bëjmë çmos për të gjetur një zgjidhje politike”, tha Stoltenberg.

Ai i bëri përsëri thirrje Rusisë që të përdorë Këshillin NATO-Rusi si forum bisedimesh. Sipas tij ministrat e mbrojtjes të NATO-s do të diskutojnë në Bruksel për forcimin e të ashtuquajturavegrupe luftarake në vendet anëtare juglindore.

Vizitë në Varshavë

Pas Brukselit Johnson qëndroi në Varshavë, ku u takua me kryeministrin polak, Mateusz Morawiecki. Ai paralajmëroi kundër përpjekjeve të Rusisë për të përçarë partnerët e NATO-s. “Qëllimi politik i Putinit është të copëtojë NATO-n, kështu që është e domosdoshme të tregojmë se sa të bashkuar jemi”, tha Morawiecki pas takimit me kryeministrin britanik.

Johnson tha se as Polonia dhe as Britania nuk mund të pranojnë një botë ku një fqinj i fuqishëm frikëson ose sulmon të tjerët.

SHBA përforcon trupat në Rumani

Në Rumani kanë arritur ndërkohë njësitë e para të ushtrisë amerikane që kanë sjellë teknologji ushtarake. Rumania është vend fqinj me Ukrainën dhe ky përforcim trupash dhe teknologjie lidhet me tensionet rreth krizës në Ukrainë.

Wiesbaden US-Verstärkungstruppen für Europa landen in Deutschland
Në Rumani ka 900 ushtarë amerikanë të përhershëm dhe këtyre do t’u shtohen edhe 1,000 të tjerë. Edhe Franca ka premtuar se do të dërgojë ushtarë në Rumani./DW

Tags: albanewsdwtensionet rusi ukraine
Previous Post

Çmimet nuk po rriten vetëm nga ushqimet dhe energjia, ekonomia po i afrohet potencialit të rritjes

Next Post

Republika Sërpska miraton projektligjin antikushtetues për drejtësi, krijon intitucione gjyqësore etnike

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Republika Sërpska miraton projektligjin antikushtetues për drejtësi, krijon intitucione gjyqësore etnike

Republika Sërpska miraton projektligjin antikushtetues për drejtësi, krijon intitucione gjyqësore etnike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.