Hetuesit belgë që ditën e djeshme marrën në pyetje kryedemokratin Lulzim Basha, në orët e para të mëngjesit kanë mbërritur sërish në ambientet e SPAK. Sipas informacioneve mësohet se hetuesit belgë do vijojnë marrjen në pyetje të personave të tjerë që mund të kenë dijeni lidhur me parata e sukestruar në automjetet tip “Toyota Yaris”. Hetuesit belgë për këtë çështje do marrin 22 persona, të cilët janë miq, familjarë, të personave në akuzë, por edhe persona që dyshohet se janë të përfshirë në aktivitet kriminal.
Kujtojmë se gjatë pasdites së djeshme Basha u mor për më shumë se dy orë në pyetje, për çështjen e bujshme të “Toyota Yaris”. Pasi doli nga ambientet e SPAK, kreu i PD-së shprehu gadishmërinë e tij për të bashkëpunuar me drejtësinë, qoftë atë belge, qoftë atë shqiptare.