Gjykata e Tiranës ka dënuar me 21 vite burg ish-truprojën e Sali Berishës, Izet Haxhinë për vrasjen e Azem Hajdarit. Këtë të premte trupa gjykuese e ka gjetur fajtor Haxhinë për veprën penale “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim. Haxhia nuk ishte i pranishëm në sallë, por nëpërmjet një deklarate, ai kërkonte pafajësinë.
Haxhia iu dorëzua katër vitë më parë drejtësisë shqiptare duke ndejtur deri më tani në paraburgim. Haxhia nuk ka bërë kërkesë për gjykim të shkurtuar, për pasojë nuk përfiton ulje me 1/3 të dënimit. Ai do të kryejë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme.