TIRANË– Shkolla “Sami Frashëri” do të jetë gati për të mirëpritur nxënësit në muajin shtator! Pamjet e gjimnazit u ndanë nga kryeministri Edi Rama këtë mëngjes. Ai thotë se shkolla do të jetë gati në shtator për të gjithë nxënësit dhe mësuesit ndërsa ironizon ata që thanë se në vend të shkollës do të ndërtohet pallat. Rama shton se godina e re do të jetë më e madhe më e bukur dhe më e fortë se ajo që ndodhej në vendin e saj.
POSTIMI I RAMËS:
Mirëmëngjes dhe me shkollën “Sami Frashëri”, që thanë do bëhet pallat e ç’nuk tjetër, por që këtë shtator do të jetë gati për nxënësit e mësuesit, më e madhe, më e bukur, më e fortë, ju uroj një javë të mbarë”