SHBA– Kriza në Ukrainë dhe roli që Shqipëria do të ketë si bashkëpenmbajtëse me SHBA të çështjes së Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e kanë çuar kryeministrin Edi Rama në SHBA.
Sot, 15 shkurt, kreu i qeverisë do të ketë një takim me sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken. Ky do të jetë takimi i dytë mes Ramës dhe Blinken, pas atij të 13 Qershorit 2021 në Bruksel, ku SHBA dhe Shqipëria nënshkruan memorandumin për sigurinë e 4G dhe 5G.
Më herët, Rama ka zhvilluar një takim me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres pak javë pasi Shqipëria ka nisur mandatin e saj dyvjeçar si anëtare e Këshillit të Sigurimit, ku sapo ka marrë edhe përgjegjësinë e bashkëpenëmbajtësit me Shtetet e Bashkuara.
Më pas, në orën 17.30 u bë pritja zyrtare e Shqipërisë për përfaqësuesit e 193 vendeve anëtarë të OKB, përfaqësues nga senati/kongresi amerikan e miq të Shqipërisë me marrjen e mandatit dy vjeçar si anëtar jo i përhershëm Këshillin e Sigurimit.
Axhenda paraprake e kryeministrit Edi Rama në SHBA
14 shkurt: Takim me Sekretarin e përgjithshëm Guterres dhe pritja zyrtare e Shqipërisë me rastin e anëtarësimit në Këshillin e Sigurimit
15 shkurt: Takim me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken
16 shkurt: Takime