Pas Princit Charles, edhe Dukesha e Cornwall ka rezultuar pozitive me Covid-19, ka konfirmuar Clarence House. Charles rezultoi pozitiv për virusin të enjten, por Camilla kreu tre takime publike në atë ditë pasi rezultoi negative.
Princi Charles u takua me Mbretëreshën dy ditë para se të rezultonte pozitiv. Javën e kaluar Pallati Buckingham tha që Mbretëresha nuk kishte simptoma Covid dhe sot tha se nuk kishte asgjë për të shtuar.
Është hera e parë që dukesha është infektuar me koronavirus, ndërsa Princi Charles infektohet për herë të dytë. Një zëdhënës i Clarence House tha se ata do të ndiqnin udhëzimet e qeverisë.
Buckingham Palace nuk ka konfirmuar nëse Mbretëresha është testuar, duke përmendur privatësinë mjekësore, dhe ka thënë vetëm se ajo nuk po shfaqte simptoma.