Kryeministri Edi Rama takoi të martën Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken.
Pas takimit me Blinkenit, Rama dha një konferencë për mediat shqiptare të pranishme në SHBA të cilat e pyetën nëse në takim ishte folur edhe për shpalljen non grata të ish-kryeministrit Berisha apo shkarkimin e presidentit Ilir Meta.
Kryeministri Rama u tha gazetarëve se nuk është diskutuar asnjë prej këtyre çështjeve me Sekretarin Amerikan të Shtetit ndërsa ka deklaruar se Blinken ka dhënë pëlqim 100% për projektin e Ballkanit të Hapur.
“Është një çështje për të cilën nuk mund të shpenzoj asnjë minutë. I takon të shkuarës” – u tha Rama gazetarëve.
Kryeministri nuk pranoi të flasë lidhur me ndonjë kalkulim të mundshëm për çështjen e presidentit, për sa kohë Gjykata Kushtetuese nuk ka shpallur vendimin.