RUSI-UKRAINE-Mediat amerikane kanë raportuar gjatë së mërkurës mbërritjen e rreth 7 mijë trupave të tjera ruse. Këta të fundit u janë bashkuar 150 mijë trupave në kufirin me Ukrainën.
Zyrtari i lartë i administratës Biden është burimi, i cili citon më tej se asnjë trupë ruse nuk është tërhequr. Ai i quajti pretendimet ruse për tërheqjen e tyre nga Ukraina si “të rreme”.
“Rusia vazhdon të thotë se dëshiron të ndjekë një zgjidhje diplomatike, veprimet e tyre tregojnë të kundërtën”, tha zyrtari për mediat amerikane.
Pamjet satelitore tregojnë se tregojnë rrugë të reja dhe ndërtimin e një ure taktike mbi lumin Pripyat, një lumë kyç në Bjellorusi më pak se 6-7 km nga kufiri Ukrainës.
Burime tw CNN, bëjnë me dije se zyrtarët e ibteligjencës, perëndimore dhe ushtarake po ndjekin nga afër ndërtimin e urës si pjesë e infrastrukturës mbështetëse që Rusia po vendos përpara një pushtimi të mundshëm.
Rusia po ndërton “ura, spitale në terren, të gjitha llojet e infrastrukturës mbështetëse. Kjo është arsyeja pse ne nuk po i marrim seriozisht pretendimet e tyre për de-përshkallëzimin e konfliktit”, bejnë me dije burimet.
Kutojmë se, Bjellorusia është aleati më i afërt ndërkombëtar i Rusisë ndërsa stërvitjet përbashkëta ushtarake, zyrtarët perëndimorë i vlerësojnë se ato forca mund të përdoren për të pushtuar Ukrainën nga veriu, veçanërisht nëse Rusia zgjedh të marshojë në Kiev.
Sipas vlerësimeve të inteligjencës perëndimore, presidenti rus Vladimir Putin është i pozicionuar për të nisur një pushtim të plotë të Ukrainës në çdo kohë,
Nga CNN.