Ambasada e SHBA ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese po demonstron pavarësi dhe integritet. Ky reagim i ambasadës vjen pas vendimet për shkarkimin e Metës nga ana e Gjykatës Kushtetuese.
“Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, e cila u bë funksionale në dhjetor të vitit 2020, po demonstron aftësinë për të përmbushur funksionin e saj parësor dhe thelbësor duke shqyrtuar faktet dhe argumentet e paraqitura nga palët përkatëse, duke diskutuar mbi këto fakte dhe argumente në bazë të Kushtetutës dhe duke dhënë vendime që pasqyrojnë pavarësi dhe integritet. Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht zbatimin e reformës në drejtësi, përfshi një gjyqësor profesional, të pavarur, si institucion thelbësor për të garantuar shtetin ligjor, si dhe ndarjen dhe balancimin e pushteteve”, thuhet në reagimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.