Një sasi më e madhe se 1 milionë euro, që dyshohen se janë të falsifikuara, janë sekuestruar në aeroportin e Rinasit. Në pranga është vendosur një shtetas kamerunas, i cili ishte duke u përpjekur t’i fusë këto para në vendin tonë në bagazh. Nga hetimet e bluve, mendohet se këto kartmonedha do të hidheshin në qarkullim, pasi të futeshin në vendin tonë.
Materialet i kaluan prokurorisë për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikim i monedhave”.