Shpallet në kërkim 62-vjeçari me iniciale Dh.M pasi akuzohet për mbajtje pa leje të armëve shpërthyese dhe e municionit.
Gjatë kontrollit të banesës së tij janë gjetur dhe sekuestruar një sasi fishekësh, krehra, fishekëmbajtës, ndezëse të granatave luftarake dhe granata luftarake.
Mësohet se 62-vjeçari është banues në lagjen “Osman Haxhiu” Vlorë.
Gjithashtu në lidhje me këtë rast është proceduar penalisht edhe shtetasi A. M., 42 vjeç, banues në lagjen “Osman Haxhiu”, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.