SHBA-Aktorja e njohur Penelope Cruz, ka rrëfyer të gjithë vështirsitë që i është dashur të kalonte, teksa xhironte filmin ‘Parallel Mothers’.
Në një intervistë për ‘Vanity Fair’, Penelope tregoi se e ka përjetuar shumë keq filmin, dhe gjatë gjithë kohës vetëm qante. Kjo ka bërë që dhe nëna e saj të shqetësohej për shëndetin e saj mendor, shkruan “Mail Online”
Penelope tha se ajo e përvetësoi dhimbjen e personazhit të saj, pasi historia e portretizoi atë si Janis, një fotografe magjepsëse që e gjen veten shtatzënë pas një lidhjeje të shkurtër me një akademik të martuar.
“Unë shtiresha sikur i kisha gjërat nën kontroll, por u frikësova. Është një pjesë shumë ë vështirë e punës tonë, ku na duhet të transfomohemi në personazhin që luajm , të jemi brenda dhimbjes së tij. Të jemi në gjendje të transformohemi në diçka që nuk flet si ju, nuk lëviz si ju. Frika është pjesë e apelit”,u shpreh ajo.
Aktorja tashmë është në garë për për aktoren më të mirë në “Academy Awards”.
Në muajin e fundit të xhirimeve të dramës së Asghar Farhadi, Everybody Knows në 2018, ajo zbuloi se kishte ethe çdo natë. “E dija që ishte nga tensioni i atij personazhi që do luaja”, tha ajo.