Një banesë është shkrumbuar nga flakët mëngjesin e sotëm në fshatin Golem, Lushnje. Gjatë momentit të flakëve në banesë kanë qenë vetë gjyshja dhe mbesa ndërsa pjesa tjetër e familjes ishin jashtë.
Ato shpëtuan pa dëmtime ndërsa banesa e tyre u dogj e tëra. Policia dhe zjarrëfikësja mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe bën të mundur shuarjen e zjarrit. Deri më tani nuk dihet shkaku i flakëve.