Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi po merret në pyetje nga prokurorët e SPAK për çështjen e Inceneratorëve. Subashi ka gati 2 orë që ndodhet në SPAK ku po merret në pyetje. Kreu i SPAK, Arben Kraja ka konfirmuar në një deklaratë për mediat, se nën hetim janë edhe inceneratori i Tiranës dhe Fierit.
Më herët, pas një hetimi të SPAK në lidhje me inceneratorin e Elbasanit, është vënë në pranga ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka është vënë në pranga, ndërsa Stela Gugallja dhe Klodian Zoto janë shpallur në kërkim.