“Çfarë po u premtoni votuesve, kur sponsori juaj është caktuar non grata nga SHBA për korrupsion?”, kjo ishte pyetje me të cilën e ka nisur mëngjesin e sotëm ambasadorja amerikane Yuri Kim duke iu drejtuar kandidatëve të Sali Berishës në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.
Ambasadorja ka thumbuar ashpër groteskun politik të kërkesës së kandidatëve për një votë nga qytetarët nga njerëra anë dhe “goditjen” që ka marrë nga ana tjetër për korrupsion “kreu” i tyre nga SHBA, duke e konsideruar si një absurditet. Kim ka zgjedhur të bëjë këtë deklaratë të fuqishme përmes pyetjeve.
“Kush do t’iu zotërojë nëse fitoni?”, pyet ajo, duke nënkuptuar se edhe nëse ata fitojnë ndonjë bashki më 6 mars, do të jenë pa drejtues, pasi Sali Berisha është i vdekur politikisht dhe i shpallur non grata nga SHBA. “Çfarë duhet të presin shqiptarët?”, theksoi Kim në mënyrë retorike, duke i dhënë në një farë mënyre përgjigje përmes pyetjes, se nuk kanë se çfarë të presin dhe të marrin nga një non grata. “Çfarë duhet të presin SHBA?”, shprehet Kim kur vetë SHAB e ka shpallur “liderin” e kandidatëve “person jo të mirëpritur” ose ndryshe non grata.
“Pyetje për kandidatët: Nëse sponsori juaj kryesor është dikush i caktuar nga SHBA për korrupsion të konsiderueshëm, çfarë saktësisht po u premtoni votuesve? Kush do t’ju zotërojë nëse fitoni dhe çfarë do t’i detyroheni atyre? Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presin SHBA?”, shkruan Kim