Dy persona kanë përfunduar të plagosur pas një konflikti, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja ka ndodhur pranë Fushë-Mamurrasit ndërsa mësohet se të përfshirë në konflikt kanë qenë disa persona.
Shërbimet e policisë kanë identifikuar një prej autorëve dhe e kanë vënë në pranga. Specialistët e Hetimit të Krimit, benë arrestimin në flagrancë te shtetasit: A.D.,19 vjeç, banues në Mamurras, si dhe u bë shpallja në kërkim dhe vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit K.Ll., 50 vjeç, banues në Mamurras. Gjatë kontrollit të banesës të ushtruar në banesën e autorit të arrestuar shtetasit A.D., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pushkë, me krehër dhe 20 fishekë.