Fustani ikonë i mbretëreshës së popit Madonna që ajo veshi në videoklipin e këngës ‘Material Girl’ së bashku me bateritë e grupit legjendar ‘The Beattles’ pritet të dalin në ankand në Kaliforni.
Fustani rozë i stilit Marilyn Monroe i veshur nga ylli i popit Madonna në videoklipin e saj “Material Girl” të vitit 1984, bashkë me bateritë e grupit legjendar “Beatles”, janë disa nga artikujt që pritet të dalin në ankand në Kaliforni. Fustani ikonë i mbretëreshës së popit së bashku me byzylykë me diamantë, vlerësohet të kushtojë midis 100,000 deri në 200,000 dollarë.