ITALI- Blogerja italjane Chiara Ferragn, ka reaguar ashpër ndaj paragjykimeve seksiste që janë bërë kundrejt saj, kryesisht nga gazeta New York në Itali, të cilët në një artikull ata kanë paragjykuar Chiarën për mënyrën e jetesës së saj si nënë dhe punës së saj si modele.
Chiara në Instastoryn e saj, ajo ka shkruara se përse mund të paragjykohet një nënë për neglizhencë, sepse ajo nuk harron të ndihet femër, sepse përkujdeset për veten e saj.
Ajo përmend dhe se di shumë mirë të jëtë dhe një bizesmene e mirë, por mbi të gjitha një nënë dhe i përkushtohet familjes dhe fëmijëve të saj.
Në shkrimin e saj Chiara jep dhe mesazh të forta për gratë, një ndër to është se ju drejtohet femrave sipas saj gratë duhet të bëjnë një përpjekje të dyfshisht për të ndjerë gjysmën e mirënjohjes.
“Pse duhet të akuzohet për neglizhencë një nënë që punon? Pse duhet të ndihet në faj një nënë që ndihet mirë me trupin e saj? Pse duhet të diskriminohet një nënë që nuk harron se është grua, bashkëshorte, vajzë, punonjëse, shoqe? Si një grua, biznesmene dhe nënë, jam me fat që kam më shumë kohë t’i përkushtohem familjes dhe fëmijëve sesa një grua që ka një shef mbi kokë, por kjo prap nuk mjafton për një gazetar burrë toksik. Ne gratë duhet të bëjmë dyfishin e përpjekjes për të ndjerë gjysmën e mirënjohjes. Vetes dhe të gjithave ju: Le të mos heqim dorë nga lufta dhe përpjekjet për të qenë njësoj të vlerësuara si burrat”, shkruan Chiara.
Në artikullin e New York në Itali ka shkruar për të dhe familjes e saj: Chiara Ferragni dhe Fedez: ” Ajo fluturon në Neë York për t’u bërë ‘gruaja mace’ dhe ai bëhet dado fëmijësh në Milano”