Në një kohë kur tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë po bën edhe më të forta, Gjermania i dha “goditjen” e parë Gjermanisë, pasi kancelari Olaf Scholz urdhëroi pezullimin e procesit të certifikimit të gazsjellësit “Nord Stream 2”.
Scholz tha se ky vendim vjen si një përgjigje ndaj presidentit rus Vladimit Putin, pasi njohu pavarësinë e dy rajoneve të shkëputura në Ukrainën lindore, ndërsa e cilësoi këtë veprim si një shkelje serioze të ligjit ndërkombëtar.
“Tani i takon komunitetit ndërkombëtar që të reagojë ndaj këtij veprimi të njëanshëm, të pakuptueshëm dhe të pajustifikuar të presidentit rus,” tha kancelari, duke shtuar se ishte e nevojshme t’i dërgohej një sinjal i qartë Moskës se veprime të tilla do të nuk mbeten pa pasoja.
Ai me këtë deklaratë nënkuptojë se Gjermania veproi në kohë lidhur me këtë vendim të Rusisë, ndërsa ka thumbuar ndërkombëtarët që ende s’kanë marrë asnjë sanskion.