Shtyhet sërish gjyqi në Gjykatën e Apelit ndaj Emiljano Shullazit dhe katër të dënuarve të tjerë si pjesë e bandës.
Që prej nisjes së procesit në dhjetor të vitit 2018, numri i seancave të shtyra në Apel është mbi 40, duke futur gjyqin në ngërç. Arsyeja e shtyrjes së fundit nuk bëhet me dije, për shkak të zhvillimit të seancës me dyer të mbyllura.
Kujtojmë se në fund të muajit korrik Shullazi u izolua në regjimin ’41 bis’, ndërsa procesi ndaj tij në Apel është në kolaps. Në vitin 2018, banda e Shullazit u dënua në total me 55 vite burg.