Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e së mërkurës në Radhimë të Vlorës. Mësohet se një makinë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një kolonë betoni. Si pasojë e përplasjes janë plagosur rëndë dy persona, që janë dërguar me shpejtësi në spital për ndihmë mjekësore.
Deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen, kështu që shkaqet dhe rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta. Por paraprakisht dyshohet se e gjitha ka ndodhur për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara. Zjarrfikësja dhe policia ndodhen në vendngjarje ndërsa priten të tjera detaje në vijim.