• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Analiza në CNN/ Me sanksionet ndaj Putin, perëndimi po i bën gropën vetes

24/02/2022
in Botë
0
Analiza në CNN/ Me sanksionet ndaj Putin, perëndimi po i bën gropën vetes

Ndëshkimi i Vladimir Putinit dhe Rusisë për agresionin kundër Ukrainës duket se do të na kushtojë edhe neve në shtëpitë tona. Sepse për të goditur Rusinë aty ku i dhemb vërtet, do të duhej t’i lëndonim të gjithë.

Rusia është prodhuesi kryesor i naftës dhe gazit natyror, por bota është e varur nga eksportet e saj. Është fakt se Bashkimi Evropian varet nga Rusia për më shumë se 1/3 e gazit të saj natyror.
Kjo është arsyeja pse lëvizja e Gjermanisë për të anuluar certifikimin e gazsjellësit Nord Stream 2 që do të dërgonte gaz natyror rus në Gjermani është kaq dramatike.

Ish-presidenti i Rusisë dukej se gëzohej për varësinë e BE-së duke shkruar në Twitter: “Mirë se erdhët në botën e re të guximshme ku evropianët shumë shpejt do të paguajnë 2 000 euro për 1000 metra kub gaz natyror!”

Mënyra më efektive për të goditur Rusinë me sanksione është ndërprerja e furnizimit të saj me naftë dhe gaz natyror për Perëndimin. Por kjo mund të shkaktojë çmime edhe më të larta dhe më shumë dhimbje për konsumatorët.

Çmimet e naftës tashmë janë afër niveleve të larta të 8 viteve dhe shërbejnë si një nxitës kryesor i inflacionit. Kjo ka edhe një kosto politike dhe këto vendime do të jenë të vështira për t’u miratuar nga liderët e Perëndimit.

“Presidenti i Shteteve të Bashkuara duhet të shqetësohet për vendimet që po merr për shkak të zgjedhjeve që po vijnë dhe po ashtu liderët në Evropë gjithashtu kanë kufizimet e tyre politike të brendshme,” – më tha analisti politik i CNN, Josh Rogin.

“Kjo bëhet duke kufizuar gamën e përgjigjeve, gamën e veprimit që aleatët mund të ndërmarrin si përgjigje ndaj agresionit të Putinit. Sigurisht që Putin e di këtë. Ky është një realitet i demokracive dhe është një avantazh për Putinin që ai me siguri do ta shfrytëzojë” – shtoi ai.

Shtëpia e Bardhë dhe aleatët kanë njoftuar raundin e tyre të parë të sanksioneve – mbi dy banka, borxhin sovran dhe disa oligarkë rusë – dhe disa sanksione që priten nëse Putin do të vazhdojë në rrugën e tij. Edhe vetë Biden pranoi se sanksionet do të dëmtonin edhe amerikanët.

“Mbrojtja e lirisë do të ketë kosto edhe për ne këtu në shtëpi,” – tha Presidenti Biden të martën duke shtuar: “Ne duhet të jemi të sinqertë për këtë.”

Ai i quajti “kritike” kostot më të larta të energjisë.

“Ne po monitorojmë nga afër furnizimet me energji për çdo ndërprerje dhe po zbatojmë një plan në koordinim me konsumatorët dhe prodhuesit kryesorë të naftës në drejtim të një investimi kolektiv për të siguruar stabilitetin dhe furnizimet globale të energjisë,” – tha Biden.

Çfarë mund të thotë kjo? Presion mbi prodhuesit për të investuar në energji, lëshime të koordinuara të rezervave strategjike të naftës me aleatët, një lehtësim tatimor për gazin ose stimuj për prodhuesit vendas.

Por mjetet e presidentit Biden janë të kufizuara.

“Ne kemi leva, Putini ka leva dhe kur të gjithë të mbarojmë duke tërhequr të gjitha levat tona, ne do dalim zbuluar. Aftësia e rusëve për të manipuluar tregjet e energjisë do të jetë gjithmonë më e madhe se aftësia e evropianëve për të zbutur këto manipulime” – tha Rogin. 

Tags: Analiza në CNNgazi natyrornafta pa taksasanksionet ndaj rusise
Previous Post

Unioni i Transportit Publik: Nuk do të ketë abone për muajin mars

Next Post

Raporti i Freedom House: Liria në botë, nën kërcënim të skajshëm, ja ku renditet Shqipëria

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Raporti i Freedom House: Liria në botë, nën kërcënim të skajshëm, ja ku renditet Shqipëria

Raporti i Freedom House: Liria në botë, nën kërcënim të skajshëm, ja ku renditet Shqipëria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Admir Mulaj, vëllai i Natasha Mulajt

    Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ndryshon harta elektorale/ Tirana bëhet me 36 mandate, Dibra dhe Gjirokastra 1 më pak

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Koleksioni i vizatimeve rrëqethëse të vitit 1946, tmerri i Luftës së Dytë Botërore përmes syve të fëmijëve

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.