• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Raporti i Freedom House: Liria në botë, nën kërcënim të skajshëm, ja ku renditet Shqipëria

24/02/2022
in Aktualitet, Botë
0
Raporti i Freedom House: Liria në botë, nën kërcënim të skajshëm, ja ku renditet Shqipëria

Organizata Freedom House tha sot se liria në botë përballet me një kërcënim të skajshëm dhe armiqtë e demokracisë liberale, po shtojnë sulmet e tyre. Në raportin vjetor të Freedom House të vitit 2022, që u publikua të enjten, thuhet se regjimet autoritare janë bërë më të efektshme në anashkalimin e normave dhe institucioneve që synojnë të mbështesin liritë themelore, ndërsa në vendet me demokraci të krijuar prej kohësh, forcat e brendshme kanë shfrytëzuar mangësitë në sistemet e tyre, duke shtrembëruar politikën kombëtare për të nxitur urrejtjen, dhunën dhe pushtetin e pafre.

Ndërkohë, ato vende që kanë luftuar në hapësirën midis demokracisë dhe autoritarizmit, thuhet në raport, “po anojnë gjithnjë e më shumë drejt këtij të fundit. Rendi global po i afrohet një pike kthese dhe nëse mbrojtësit e demokracisë nuk punojnë së bashku për të ndihmuar në garantimin e lirisë, modeli autoritar do të mbizotërojë”.

Kërcënimi aktual për demokracinë, sipas raportit, është rrjedhojë e 16 viteve me radhë të rënies së lirisë globale. Gjithsej 60 vende pësuan rënie gjatë vitit të kaluar, ndërsa vetëm 25 shënuan përmirësime. Deri më sot, rreth 38 për qind e popullsisë në botë jeton në vende jo të lira, përqindja më e lartë që nga viti 1997. Vetëm rreth 20 për qind tani jeton në vende të lira.

Raporti thekson se për pjesën më të madhe të shekullit të 21-të, kundërshtarët e demokracisë kanë punuar me këmbëngulje dhe frytet e përpjekjeve të tyre tani janë të dukshme.

“Udhëheqësit e Kinës, Rusisë dhe diktaturave të tjera, kanë arritur të ndryshojnë nxitjen globale, duke rrezikuar konsensusin se demokracia është e vetmja rrugë e qëndrueshme drejt përparimit dhe sigurisë, ndërsa inkurajojnë qasje më autoritare ndaj qeverisjes”.

Freedom House vë re se vende në të gjitha rajonet e botës, janë vënë nën kontroll nga pushtetarët autoritarë vitet e fundit. Vetëm në vitin 2021, presidenti aktual i Nikaraguas fitoi një mandat të ri në një palë zgjedhje të orkestruara pasi forcat e tij të sigurisë arrestuan kandidatët e opozitës dhe çregjistruan organizatat e shoqërisë civile.

Gjeneralët e Sudanit morën pushtetin edhe një herë, duke përmbysur përparimin demokratik të arritur pas përmbysjes së ish-diktatorit Omar al-Bashir, në vitin 2019. Dhe ndërsa Shtetet e Bashkuara tërhoqën papritur ushtrinë e tyre nga Afganistani, qeveria e zgjedhur në Kabul u shpërbë duke u lënë hapësirën talebanëve, që e kthyen vendin në një sistem që është diametralisht i kundërt me demokracinë, pluralizmin dhe barazinë.

Në të njëjtën kohë, thuhet në raport, demokracitë po dëmtohen nga brenda nga forcat joliberale, duke përfshirë politikanë të paskrupullt të gatshëm për të korruptuar dhe shkatërruar vetë institucionet që i sollën në pushtet. Kjo ishte ndoshta më e dukshme vitin e kaluar në Shtetet e Bashkuara, kur u sulmua Kapitoli më 6 janar, si pjesë e një përpjekjeje të organizuar për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale.

Tani është e pamundur të injorohet dëmtimi i themeleve dhe namit të demokracisë, thuhet në raport në të cilin nënvizohet se, regjimet e Kinës, Rusisë dhe vendeve të tjera autoritare kanë fituar fuqi të madhe në sistemin ndërkombëtar.

Gjendja aktuale e lirisë në botë duhet të jetë alarm për të gjitha ta ata që vlerësojnë të drejtat e tyre dhe ato të qenieve njerëzore, thuhet në raport, në të cilin theksohet se për të ndaluar rënien, qeveritë demokratike duhet të forcojnë ligjet dhe institucionet e brendshme, duke ndërmarrë veprime të guximshme dhe të bashkërenduara për të mbështetur luftën për demokraci në mbarë botën.

Freedom House radhiti vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë, Kosovën, Serbinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Bosnjën, në mesin e vendeve pjesërisht të lira. Në këtë kategori përfshihen 56 nga 195 vendet për të cilat flet raporti.

Serbia ka shënuar rënie në dhjetë vjetët e fundit. Ndërsa përparime thuhet të jenë shënuar në Malin e Zi, ku “një koalicion opozitar erdhi në pushtet në fund të vitit 2020, duke u dhënë fund tre dekadave të qeverisjes nga Partia Demokratike e Socialistëve. Qeveria e re vendosi më pak pengesa për konkurrencën politike, i dha transmetuesit publik më shumë pavarësi dhe shumica e saj e ngushtë parlamentare lejoi ligjvënësit të sigurojnë mbikëqyrje më të madhe të qeverisë”./VOA/

Tags: Kërcënimi për demokracinëLiria në botëraporti i Freedom House
Previous Post

Analiza në CNN/ Me sanksionet ndaj Putin, perëndimi po i bën gropën vetes

Next Post

Rusia sulmon Ukrainën, bie çmimi i Bitcoin në treg

Related Posts

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

01/02/2023
Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Next Post
Rusia sulmon Ukrainën, bie çmimi i Bitcoin në treg

Rusia sulmon Ukrainën, bie çmimi i Bitcoin në treg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.