Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka është infektuar me COVID-19.
Lajmi është publikuar nga PAA ku në njoftimin zyrtar thuhet se Duka nisi vetëizolimin menjëherë pasi mësoi se ishte pozitiv me COVID-19.
Njoftimi zyrtar
Përshëndetje. Kryetari i PAA z. Duka pasi rezultoi pozitiv me covid-19 u vetëkarantinua. Mesazhi i tij politik: Të respektojmë masat, të ruajmë veten dhe të tjerët!