• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Situata në Ukrainë/ Efektet e para në turizmin shqiptar, nisin anulimet e prenotimeve

27/02/2022
in Aktualitet
0
Situata në Ukrainë/ Efektet e para në turizmin shqiptar, nisin anulimet e prenotimeve

Rritja e rreziqeve gjeopolitike e bën të dyshimtë një kthim të pritshëm të turistëve ukrainas në vendin tonë.

Vitin e fundit pesha e turistëve ukrainas në turizmin vendas ishte rritur. Sipas të dhënave nga TIA, vitin e shkuar, në korrik- gusht fluturuan drejt Rinasit dhe anasjelltas, 38.5 mijë pasagjerë nga Ukraina, ose 65% më shumë se e njëjta periudhë e para pandemisë. Turistët nga Ukraina zunë 22% të lëvizjeve me charter dhe ishin grupi i dytë më i madh pas polakëve.

Tashmë, perspektivat për vitin 2022 janë shumë të paqarta, sipas aktorëve kryesore turistikë në vend.

Ndërsa retë e konfliktit u shfaqen mëngjesin e së enjtes mbi këtë vend prej 40 milionë banorësh, shumë shtete po ndiejnë pasiguri edhe në sektorin e turizmit, që mendohet të pësojë një kolaps.

Shqipëria gjithashtu pritej të ishte një destinacion i rëndësishëm për turistët nga Rusia dhe Ukraina në vitin 2022. Ukrainasit prej disa vitesh tashmë kanë zbuluar në tokën shqiptare oferta turistike shumë tërheqëse, ndër të cilat natyra shqiptare e pazbuluar përbënte pikën më të fortë.

Besnik Vathi, drejtues i agjencisë turistike ATHS, sipas eksperiencës së gjatë në treg, thotë për Monitor se kjo luftë mendohet të ketë pasoja katastrofike, në të gjithë tregjet turistike që ukrainasit përbëjnë pjesën maxhoritare.

Rrahman Kasa, nga Unioni Turistik Shqiptar, thotë se, për shkak të përshkallëzimit të konfliktit Rusi-Ukrainë, efekti negativ nuk qëndron vetëm te anulimi i prenotimit , por te skema si funksionojnë prenotimet.

“Partnerët ndërkombëtarët kanë disa kontrata garancie që kanë paguar 20- 40 % të ofertës turistike si parapagim, ky mendoj se është problemi kryesor. Ata janë të shqetësuar për paratë e tyre dhe për vijim e marrëdhënieve me klientët e tyre dhe gjithashtu, marrëdhëniet e partneritetit mes strukturave akomoduese, agjencive partnere etj. Pra prenotimet anullohën atje dhe mund të ketë efekt zinxhir, pasi mund të kërkojnë paratë mbrapsht dhe strukturat turistike në vend do të gjendeshin në vështirësi. Në situata krizash ka ndodhur, e ka treguar rasti i Tërmetit apo edhe situata pandemike”- përfundon z. Kasa.

Sipas agjencisë turistike SipaTour në Sarandë, vitin e shkuar numri i turistëve ukrainas ishte në rritje në vendin tonë, për shkak se Shqpëria nuk kishte kufizime për lëvizjet dhe jeta turistike ishte e gjallë. Drejtuesi i agjencisë, Artur Çipa thotë për Monitor se efektet në turizmin shqiptar mendohet të përjetohen këtë sezon turistik. Sipas tij, është herët për të folur për anullime pasi pjesa më e madhe e prenotimeve bëhen në maj, por efekte do të ketë.

Ukraina, një vend evropian që vitet e fundit u bë skenë e demonstratave sanguinare, tranzicionit të pushtetit dhe akteve ushtarake. Konflikti i armatosur që evoluoi në Ukrainë në fund të vitit 2013 dhe në fillim të 2014 u përhap me zjarr në të gjithë botën. Këto ngjarje shkaktuan një masë fatalitetesh të pakuptimta, ky problem praktikisht është i pazgjidhur deri më sot dhe si rrjedhojë vendi ra në një recesion të thellë ekonomik. Kjo tronditi ndjenjën e sigurisë së popullatës së vendit dhe eliminoi menjëherë trafikun turistik përbrenda dhe lëvizjet ishin të kufizuara. Një këmbanë alarmi ra mëngjesin e sotëm, me përshkallëzimin e konfliktit me Rusinë, ushtria e të cilës ka nisur një pushtim në shkallë të plotë të Ukrainës dhe po sulmon me armë qytete.

Marrë nga Monitor.al

Tags: anulime te prenotimeveSituata në Ukrainëturizmi shqiptar
Previous Post

BE synon t’i japë fund varësisë nga gazi rus

Next Post

Covid s’ka fund! Zbulohet varianti i ri, BA.2 më i rëndë se Omicron

Related Posts

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

01/02/2023
Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

01/02/2023
Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

27/01/2023
U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

26/01/2023
Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

26/01/2023
Next Post
Covid s’ka fund! Zbulohet varianti i ri, BA.2 më i rëndë se Omicron

Covid s’ka fund! Zbulohet varianti i ri, BA.2 më i rëndë se Omicron

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • VOTO numrin 3/ Deputeti Vullnet Sinaj kandidon për mandatin e dytë: Vlora nuk ndalet

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çfarë po i pengon Suedinë dhe Finlandën të hyjnë në NATO?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.