KINË–Një variant i ri i Covid po qarkullon në botë. CNN raporton se varianti BA.2 është në gjendje të shkaktojë pasoja më të rënda se OMICRON. Shkencëtarët kanë nisur me studimet, për të zbuluar se sa i rëndë mund të jetë ky lloj virusi, të cilit ende nuk iu është zbuluar origjina e tij.
BA.2 është rreth 30% më i transmetueshëm se varianti origjinal Omicron, BA.1. Sipas studimeve të hershme nga MB dhe Danimarka, ky variant po shkakton rreth 1 në 5 raste Covid-19 në mbarë botën.
Edhe pse rastet e Covid-19 kanë rënë në të gjithë botën, përqindja relative e rasteve të shkaktuara nga BA.2 është rritur.