• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Sulmet kibernetike, ‘arma’ ruse që frikëson Perëndimin

25/02/2022
in Botë
0
Sulmet kibernetike, ‘arma’ ruse që frikëson Perëndimin

“Grupet me bazë në Rusi kanë forcuar pozicionin e tyre duke u bërë kërcënim akut për ekosistemin digjital global”, ishte përfundimi i një raporti të detajuar të vitit të kaluar  mbi rrezikun kibernetik, i përpiluar nga gjiganti i informatikës Microsoft.

Moska rezulton në fakt jo vetëm baza logjistike e një seri grupesh pak a shumë autonome hakerash, ku ato veprojnë pothuajse të pa shqetësuar, por edhe vendi ku kjo fushë e teknologjisë informatike po shndërrohet në një armë taktike që çdo ditë e më shumë po shqetëson Perëndimin, dhe që po gjen ditët e fundi kulmin e saj me operacionet ushtarake në Ukrainë.

Rusia cilësohet nga ekspertët e fushës si vendi nga ku niset numri më i madh i sulmeve kibernetike, e ndjekur nga Koreja e Veriut. Kjo ka bërë që historia e tyre dhe modalitetet të jenë të studiuara gjerësisht nga agjencitë që merren me parandalimin e këtyre sulmeve në Europë.

Edhe pse sulmet kibernetike janë tentuar dekada më parë, Rreziku u një sulmi rus në këtë drejtim u bë konkret vetëm në vitin 2007, me sulmet ndaj institucioneve të Estonisë, vend ky që mbahet ndër më të avancuarit në teknologjinë informatike.

Por vetëm 5 vitet e fundit, sulmet ruse kanë arritur të godasin kudo, edhe në vendet më të avancuar anë botë. Është fjala për sulmet në drejtim të fushatës së Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara gjatë vitit 2017, sulmi Solar Winds që gjatë vitit 2020 që ndaloi operacionet e tubacioneve të gazit më të mëdha amerikane, si dhe të një seri kompanish të rëndësishme.

Viruse me emra si Snake, Chinch, Skipper, Kazuar, and Gayzer janë të gjitha ruse, ashtu si sulmi i quajtur NotPetya, në 2017, që goditi fillimisht pikërisht kompani ukrainase për t’u shpërndarë më pas në të gjithë botën, me dëme të përllogaritura në rreth 10 miliardë dollarë.

Por si veprojnë aktorët e këtyre sulmeve? Jo të gjithë grupet e hakerave që operojnë në Rusi janë të lidhur me Kremlinin ose agjencitë e shërbimeve sekrete ruse. “Marrëdhënia e autoriteteve ruse me disa nga këto grupe është e tipit, Djema, mos godisni objektiva ruse pastaj bëni çfarë të doni…”, thotë Herb Lin, një nga ekspertët e këtij sektori.

Por qartësisht këto sulme kanë pësuar një përparim të madh teknologjik me përfshirjen e shërbimeve sekrete. Tradicionalisht, kibernetika ishte fushëbetejë e FSB-së, shërbimit sekret të brendshëm, por prej disa vitesh u mor si kompetencë nga GRU, Shërbimi sekret ushtarak, duke marrë një qasje agresive të panjohur më parë, si në rastin e sulmeve ndaj institucioneve ukrainase në Krime gjatë pushtimit ushtarak.

Dy vitet e fundit, sipas ekspertëve, këto sulme ishin bërë më diskrete, sepse burimi tyre ka qenë SVR, shërbimi sekret i jashtëm, me objektiva më të kufizuara, për të maskuar ndoshta sulme të fuqishme që mund të shfaqen në ditët në vijim gjatë operacioneve ushtarake në Ukrainë. Sulme të tilla mund të ndodhen edhe kundër vendeve që do të vendosin sanksione ekonomike ndaj Moskës. Sulme që sipas shërbimeve amerikane mund të shkojnë nga “pezullime shërbimi të nivelit t\ulët deri në sulme shkatërruese për infrastruktura të rëndësishme”.

Taktika e këtyre sulmeve sipas ekspertëve po ndryshon. Nuk targetohen më në mënyrë individuale  organizatat e përzgjedhura, por përdoret gjithmonë një palë e tretë, shpesh herë një provider marketingu që shpërndahet në rrjetet sociale sipas një logjike të caktuar, siç ndodhi në sulmin e kryer ndaj USAID në majin e vitit të kaluar.

Tags: frika e perendimitRusia sulmon Ukrainensulmet kibernetike
Previous Post

“Dashuria në kohë lufte!” Ukrainasit strehohen dhe martohen mes bombardimeve të Kievit

Next Post

‘Më falni, jam rus’, pamja sa një mijë fjalë që përloti botën nga rrugët e Gjeorgjisë

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
‘Më falni, jam rus’, pamja sa një mijë fjalë që përloti botën nga rrugët e Gjeorgjisë

'Më falni, jam rus', pamja sa një mijë fjalë që përloti botën nga rrugët e Gjeorgjisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • FOTO\ Modelet më ‘cool’ të thonjve për këtë verë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.