Gjermania është e gatshme që të zgjerojë mbështetjen e misionit të kontrollit të kufirit ajror të Rumanisë si dhe është e hapur për të bashkëpunuar me kërkesa të tjera që mund të ketë aleanca euroatlantike deklaroi ministrja e Mbrojtjes Christine Lambrecht.
“Kam dhënë urdhër që të zgjerojmë angazhimin tonë në kontrollin ajror të Rumanisë”, iu tha Lambrecht gazetarëve pak pasi kishte përditësuar me të dhënat e fundit komisionin parlamentar të mbrojtjes. Lambrecht shtoi se Gjermania është gjithashtu e gatshme që të përmbushë kërkesa të tjera që mund të vijnë prej NATO. Më herët gjatë ditës ajo deklaroi se “Sulmi ndaj Ukrainës është një shkelje drastike e ligjeve ndërkombëtare”. “Putin është i vetmi përgjegjës për vuajtjen e tmerrshme që vjen prej kësaj ngjarje”, shtoi ajo.
Në fillim të shkurtit, Gjermania dërgoi tri avionë luftarakë për të marrë pjesë në një mision të NATO për mbrojtjen e kufirit ajror të Rumanisë. Gjermania gjithashtu ka vendosur 350 ushtarë në Lituani si pjesë e angazhimit në NATO.