Ministri i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, James Heappey, thotë se nga luftimet në Ukrainë janë vrarë 450 ushtarë rusë dhe 194 ukrainas, përfshirë 57 civilë.
Numri i civilëve të vrarë që raportoi Heappye është më i lartë se shifra 25 e raportuar nga OKB-ja.
Heappey tha gjithashtu se Britania po dërgon trupa shtesë në Estoni, aleatin e NATO-s, më herët se sa ishte planifikuar.
1,000 trupa britanike janë në gatishmëri për të ndihmuar vendet fqinje të Ukrainës që të ndihmojnë refugjatët që ikin nga vendi.