Blake Lively dhe Ryan Reynolds janë treguar zemërgjerë për refugjatët ukrainas, që janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në Ukrainë ndërsa Rusia po pushton vendin.
Çifti i famshëm ndau një postim në mediat sociale duke u zotuar se do të bashkoheshin me donacionet, duke inkurajuar dhe ndjekësit e tyre që të merrnin pjesë dhe të ndihmonin ukrainasit nga konflikti i vazhdueshëm.
Reynolds, në postimin në Twitter premtoi se do të dhuronin deri në 1 milion dollarë.
“Ata kanë nevojë për mbrojtje. Kur ju të bëni dhurimet tuaja, ne do dyfishojmë çdo dollar të dhuruar deri në 1,000,000 dollarë.”
Premtimi i dhurimit të Lively dhe Reynolds vjen pasi Rusia filloi pushtimin e saj në Ukrainë në fillim të kësaj jave. Sulmi është ende në zhvillim, nga ku janë raportuar shpërthime dhe sulme ajrore, me kërcënime në rritje kundër kryeqytetit, Kiev, një qytet me 2.8 milionë banorë. Agresioni i Presidentit Vladimir Putin ndaj Ukrainës është dënuar gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar, duke përfshirë sanksionet ekonomike dhe trupat e NATO-s që grumbullohen në rajon.