Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Layen shprehu mbështetje të qartë për idenë që Ukraina të bëhet anëtare e bllokut evropian, duke shtuar: “Ata janë një prej nesh dhe ne i duam brenda”.
Në një intervistë për mediat e huaja, presidentja e KE-së gjithashtu ka shtuar se për herë të parë në histori BE vendosi të dërgojë armë në një vend në luftë.
Ndërkohë sipas Reuters BE-ja pritet që në Ukrainë të dërgojë armë me vlerë 450 milionë euro.
“Sigurisht, është e rëndësishme që pala ukrainase të jetë dakord për bisedimet e paqes dhe që kushtet janë të mira për palën ukrainase. Në përgjithësi, është gjithmonë më mirë të kemi paqe bisedime se luftë, por besimi te presidenti Putin është thyer plotësisht”, tha ajo.