Tiranë- Komisioni i Ligjeve rrëzoi dekretin e Presidentit Meta për Gjendjen Civile.
Me 14 vota kundër dhe vetëm një votë pro, dekreti i presidentit nuk u miratua. Këshilltari i Metës komentoi arsyet e rikthimit të dekretit mirëpo komisioni i ligjeve e rrëzoi atë me vetëm 1 votë pro dhe 1 tjetër abstenim.
Dekreti do të kalojë për votim në seancën e ardhshme në Kuvend.