Lojtarët e Shaktar Donjeskut u larguan nga Ukraina për shkak të luftës që shpërtheu në atë vend. Por një histori e çuditshme, por dhe me nota humori ndodhi gjatë largimit të ekipit.
Një lojtar brazilian i futsallit i quajtur Moreno, ishte bashkuar me bashkëkombësit e tij të Shaktar Donjeskut, me qëllim që të prinin autoritetet e Brazilit që t’i largonin që aty. Në ditën që ata do largoheshin nga hoteli ku ishin vendosur, ndodhi diçka e çuditshme. Siç dihet lojtarët u larguan me tren, por Moreno jo.
“Ne ishim gjatë gjithë kohës bashkë, por ata më harruan. Me lojtarët hëngrëm drekë dhe unë shkova sipër që të bëja një dush. Kur zbrita poshtë nuk kishte asnjeri.”