Kryeministri Edi Rama akuzoi disa analistë shqiptarë që po mbrojnë Ukrainën gjatë këtyre ditëve, vetëm për të sulmuar qeverinë e tij.
“Sipas tyre nuk ka dhënë asnjë ndihmë konkrete! Jo vetëm e kemi dhënë, po e kemi dhënë ndër të parët. Por nuk e kemi dhënë për t’u dukur këtu në Tiranë dhe aq më pak për të luftuar me gratanongratat e Tiranës!”, shkroi Rama në një postim në Twitter, pa përmendur emra kritikësh ndaj tij.