Një shtëpi bari është zbuluar ditën e djeshme në qytetin e Vlorës. Një ditë pasi policia vuri në pranga 40-vjeçarin e identifikuar me inicialet A.Rr., janë arrestuar edhe persona të tjerë. Mësohet se janë prangosur:
– E. E., 33 vjeç, E. M., 32 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë elektricistë pranë OSHEE Vlorë, dhe M. Rr., 33 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë faturist pranë OSHEE Vlorë, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në zonën që ata kishin në monitorim, nuk kanë konstatuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në banesën në përdorim nga shtetasi A. Rrapaj, e cila ishte përshtatur si ambient për kultivimin e bimëve narkotike cannabis sativa në kushte laboratorike. Rrapaj u arrestua dje kur u zbulua shtëpia e barit me 30 bimë narkotike të kultivuara në kova plastike, 88 llamba, 18 freskuese, 5 aspiratorë dhe sende të tjera të paligjshme.