• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Poloni: Refugjatët nga Ukraina në udhëkryq

03/03/2022
in Botë
0
Poloni: Refugjatët nga Ukraina në udhëkryq

Mijëra refugjatë nga Ukraina kalojnë nëpër një qendër pranimi në Korczova të Polonisë. Krah ukrainasve atje ka edhe shumë njerëz nga vende të tjera. Mes kaosit ata përpiqen të organizojnë largimin e tyre.

“Shiko mama, diçka po fluturon atje”, i tha të ëmës gjashtëvjeçarja Sofia kur pa për herë të parë një raketë. Kjo ndodhi ditën e parë të luftës kur Julia Rezhowa ishte duke u larguar bashkë me dy të bijat nga fshati Gorlivka, në veri të Kievit. Ato ishin duke u larguar nga ushtarët rus, që ishin duke ardhur në atë drejtim për të sulmuar kryeqytetin e Ukrainës.

“Unë nuk do të isha larguar po të mos kisha vajzat,” thotë Rezhova. 30 vjeçarja do kishte dashur të qëndronte, ashtu si vëllai dhe motra e saj që kanë qëndruar dhe ndihmojnë njeri- tjetrin. Por Rezhova ka mbërritur tani në Poloni.

Ajo është një nga 670.000 njerëzit që janë larguar nga Ukraina, që me fillimin e luftës më 24 shkurt. Sa më shumë që zgjat lufta, aq më shumë rritet numri i refugjatëve. BE pret që deri në katër milionë vetë mund të largohen nga Ukraina për shkak të sulmit rus.

Shumica e refugjatëve shkojnë në Poloni

Më shumë se gjysma e refugjatëve, rreth 380.000 vetë kanë shkuar si Julia Rezova në Poloni. Ajo pret bashkë me të bijat në një shesh parkimi në qendrën e pranimit në Korczova, disa kilometra larg kufirit polako- ukrainas.

Qeveria polake ka hapur deri tani 27 qendra të tilla. Korczova është vend nyje për ata që vijnë nga kufiri me autobuz. Ata zbresin këtu dhe priten nga vullnetarët me ushqime dhe sende higjene. Nga këtu ata vazhdojnë rrugën më tej. Në një sallë të madhe ndodhen gati 2 mijë krevatë portativë. Sipas një polici rreth 700 vetë kalojnë natën aty, po saktë nuk e di askush. Refugjatë vijnë dhe ikin.

Julia Rezhova sapo ka mbërritur në Poloni, por ajo nuk do që të qëndroj në sallë. Ajo pret që disa të njohur të vijnë ta marrin bashkë me të bijat dhe të shkojnë në Çeki, i shoqi ndodhet aty me punë.

Refugjatët e huaj në situatë të vështirë

Kush qëndron në sallë, shpesh nuk e di si do t’i shkojë puna më tej. Kështu edhe Raju Bhandari, 29 vjeç, që ka ardhur dy muaj më parë nga Nepali për të studiuar për inxhinjeri në Kiev. Ai flet me zë të ulët dhe qesh i ndrojtur.

Dy ditë ai mbeti i bllokuar në kufi, sepse kufitarët ukrainas nuk e linin të largohej: “Unë kam shumë respekt për të huajt, pse nuk kanë ata respekt për mua?” Në anën polake të kufirit ai nuk pati probleme, tregon ai. Në sallë ndodhen shumë njerëz që janë nga vende të tjera: studentë nga India, Angola ose Uzbekistani, si dhe punëtorë të huaj nga shtetet e Azisë Qendrore. Organizata Ndërkombëtare e Migracionit vlerëson, se deri së fundi në Ukrainë kanë jetuar 470 mijë të huaj. 75 mijë prej tyre studentë. Edhe këta largohen nga Ukraina. Gazeta polake “Dziennik Gazeta Prawna” shkruan duke iu referuar policisë kufitare, se rreth dhjetë përqind e refugjatëve që futen në kufi janë nga vendet e treta, pra nuk kanë pasaportë të një vendi anëtar të BE.

Ndërkohë që shumë ukrainas kanë të njohur në Poloni (që para luftës në Poloni kanë jetuar 1,5 milionë ukrainas), për shumë refugjatë të tjerë Polonia është vend i panjohur. Kështu për Raju Bhandarin, që rri ulur në një krevat portativ dhe pret dërgimin e parave nga prindërit në Nepal. Atëherë ai do ta dijë saktë si do të vazhdojë rruga: “A mund të vazhdoj studimet këtu në Poloni?”, pyet ai. Atij i pëlqen gatishmëria e polakëve për të ndihmuar, por perspektiva e qëndrimit është e paqartë për shumë njerëz që nuk kanë pasaportë ukrainase.

 

Tags: PoloniRefugjatët nga Ukrainaudhekryq
Previous Post

Gjermania do t’i dorëzojë Ukrainës 2700 raketa të tjera kundërajrore

Next Post

Më shumë se 7600 arrestime në Rusi që nga fillimi i protestave

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Më shumë se 7600 arrestime në Rusi që nga fillimi i protestave

Më shumë se 7600 arrestime në Rusi që nga fillimi i protestave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • “REUTERS” NXJERR ÇMIMIN, JA PËR SA DOLLARË DO TA BLEJË BE NJË DOZË VAKSINE KUNDËR COVID-19

    COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.