Komiteti i Ekspertëve vendosi dje që duke filluar nga dita e sotme do të hiqet ora policore e vendosur kohë më parë për shkak të pandemisë. Por kur vjen puna te lejimi i muzikës në lokalet e natës apo ambiente të tjera argëtimi, nuk ka ende një vendimmarje.
Policia e Shtetit sot është gjendur përballë një udhëkryqi se si duhet të veprojë nëse konstaton muzikë nëpër lokale pas orës 23:00.
Në 26 maj të vitit të shkuar me akt normativ u vendos që muzika të lejohej deri në orën 22:00 të mbrëmjes. Në aktin normativ theksohej se do të jetë ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ai që do të vendosë për lejimin ose ndalimin e orarit të muzikës.
Ndërkohë me heqjen e orës policore dje nuk ka ende një vendimarrje nga ministri Çuçi për orën e ndalimit të muzikës në mjediset e shërbimit. Normalisht do duhet që Ministri i Brendshëm të nxjerrë një urdhër tjetër për këtë çështje. Sot Policia e Shtetit është gjendur në një ngërç. Nga njëra anë kemi heqje të orës policore, dhe nga ana tjetër kufizim të orarit të muzikës deri në orën 22:00. Absurditet! ©LAPSI.al