UASHINGTON – Departamenti i SHBA për Sigurinë e Brendshme pritet t’i lejojë qytetarët ukrainas që jetojnë në shtetin amerikan nëpërmjet një praktike lehtësuese qëndrimi. Shteti amerikan pritet që të aplikojë për 30 mijë ukrainas që jetojnë në SHBA Statusin e Mbrojtjes së Përkohshme. Ky status shërben për të ndihmuar ata shtetas të huaj në SHBA që përballen me vështirësi nëse detyrohen të kthehen në vendlindjet e tyre për shkak të konflikteve ushtarake apo arsyeve të tjera. Sipas Institutit të Politikës së Emigracionit, 30 mijë ukrainas që jetojnë në SHBA do të përfitojnë këtë status. Ata nuk do të rrezikohen të deportohen nga autoritetet amerikane.
Bashkimi Europian miratoi zbatimin e statusit të qëndrimit për të paktën 3 vite për refugjatët ukrainas që janë larguar nga atdheu i tyre për shkak të luftës me Rusinë.