UKRAINË- Një zjarr në termocentralin më të madh bërthamor të Ukrainës ka vazhduar të digjet pas sulmit nga trupat ruse, megjithëse një zëdhënës i centralit thotë se nivelet e rrezatimit në sfond janë normale dhe luftimet kanë pushuar përkohësisht. CNN shkruan se termocentrali bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainën juglindore nuk kishte pësuar ndonjë dëmtim kritik në sulm, duke shtuar se kur zjarrfikësit mbërritën fillimisht ata u bllokuan nga trupat ruse.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) tha se rregullatori i Ukrainës i kishte thënë organizatës se nuk kishte pasur ndryshime në nivelet e raportuara të rrezatimit dhe se zjarri nuk kishte prekur pajisjet “thelbësore”. Shtëpia e Bardhë tha se po monitoronte situatën. Vëmendja është përqendruar në sigurinë e objekteve të energjisë bërthamore të Ukrainës ndërsa pushtimi rus i vendit intensifikohet.
Perspektiva që zjarri të shkaktojë dëme në centralin bërthamor ka alarmuar ekspertët, megjithëse ata paralajmëruan se ishte shumë herët për të vlerësuar ndikimin e plotë. Ndërkohë që pamjet e mëposhtme janë nga sulmi në tentralin bërthamor.
Zaporizhzhia NPP is under fire! The entire Europe is at risk of a repeat of the nuclear catastrophe. Russians must stop fire! pic.twitter.com/P46YxKZZ0W
— Михайло Подоляк (@Podolyak_M) March 4, 2022