Forcat ruse kanë intensifikuar bombardimet gajtë natës në disa qytete në Ukrainën qendrore, veriore dhe jugore, thanë zyrtarë ukrainas. Bombardime nga ushtria ruse pati gjatë natës edhe në Kiev. Sot në ditën e 12 të luftës, delegacionet e Ukrainës dhe Rusisë pritet të takohen për një raund të ri bisedimesh, me synim ndaljen e armëpushimit mes tyre. Palët janë takuar edhe dy herë të tjera, pasi Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, por pa ndonjë rezultat konkret.
“Rundi i tretë i bisedimeve do të zhvillohet të hënën”, ka thënë dy ditë më parë negociatori ukrainas, David Arakhamia, i cili ka shtuar se Ukraina është e hapur për një diskutim më të gjerë, ku mund të përfshihen edhe shtete të tjera. Dy rundet e para të bisedimeve janë mbajtur në Bjellorusi.
Rusia do të hapë korridore të reja humanitare nëpër qytete të shumta të Ukrainës të hënën për të lejuar evakuimin e civilëve, raportojnë mediat shtetërore.
Armëpushimi do të ndodhë nga ora 10:00 me orën lokale (08:00 GMT) sipas ministrisë ruse të mbrojtjes, dhe rrugët e evakuimit do të jenë në kryeqytetin Kiev, si dhe në Kharkiv, Mariupol dhe Sumy. Të gjitha këto qytete aktualisht janë sulmuar nga ushtria ruse. Zyrtarët ukrainas ende nuk e kanë konfirmuar këtë.
Gjatë fundjavës, dy përpjekje për të hapur një rrugë për të lejuar evakuimin e civilëve nga Mariupol në juglindje të vendit, armëpushimi u shkatërrua.
Zyrtarët ukrainas thanë se kjo ishte për shkak se Rusia vazhdoi të bombardonte qytetin gjatë orëve të armëpushimit të rënë dakord.