DURRËS- Kryeministri Edi Rama ka parë sot nga afër Spitalin e ri të fëmijëve në Durrës. I shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Rama u shpreh krenar për punën e bërë nga Qeveria që ai drejton për sistemin shëndetësor në vend.
Në postimin në Facebook, ku ka shpërndarë videon nga inspektimi, Rama ka edhe një batutë për opozitën, eksponentë të së cilës sipas tij sa herë thithin ajër nxjerrin një fjalë të keqe!
“Shikojeni Spitalin e Ri të Fëmijëve dhe urdhëro le të flasin ata që sa herë thithin ajër nxjerrin një fjalë të keqe!
Jam shumë krenar që kjo qeveri po ndërton spitale e po rindërton struktura të tëra shëndetësore, të cilat para 7 vjetësh as më optimisti nuk i imagjinonte dot se mund t’i shihte ndonjëherë në Shqipëri!
Dhe do të vazhdojmë pa pushim, me mund e me durim, t’ia kthejmë krejtësisht faqen shërbimit tonë shëndetësor, por ndërkohë, fakti është se në këto 7 vjet kemi bërë më shumë se në dekada të tëra bashkë”, ka shkruar Kryeministri.