Të hash shëndetshëm nuk është gjithmonë e lehtë, por mund ta gjesh zgjidhjen! Disa nga ushqimet që janë të preferuara nga të gjithë, në të vërtetë të ndihmojë edhe nëse je në periudhë diete. Më poshtë, janë disa nga ushqimet e preferuara, të shijshme që jo vetëm do të pëlqejnë, por edhe do të ta mbledhin pak belin.
Çokollata e zezë
Ndryshe nga qumështi dhe çokollata e bardhë, varianti i çokollatës së zezë është i pasur me minerale dhe ka përmbajtje të ulët të kalorive dhe sheqerit.
Kokoshkat
Nëse ke nevojë për karbohidrate, atëherë kjo është një zgjidhje e mirë. Kokoshkat njihen për përmbajtje të ulët yndyre dhe kripe, kanë pak kalori, por janë shumë të pasura me fibra. Për t’i shijuar edhe më tepër, kokoshkave shtoji pak pipër dhe vaj ulliri, ose pak djathë. Kështu do t’i shijosh më shumë dhe t’u japësh një aromë të këndshme.
Vera e kuqe
Nuk është shaka, nëse po mendon kështu. Sipas një studimi të Washington State University, vera e kuqe është e njohur për kthimin e “yndyrës së bardhë” në “yndyrë bezhë”, e cila është më e thjeshtë për t’u djegur.
Avokado
E pasur me vitamina dhe vlera të larta ushqyese, yndyra të shëndetshme, avokadot janë një prej ushqimeve më të mira. Studimet kanë treguar se njerëzit që hanë më shumë avokado janë më të shëndetshëm, por edhe ndihen më të ngopur pas konsumit të avokados, gjë që i ndihmon për të qëndruar sa më gjatë pa ngrënë.