• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Humbja e PD-së në zgjedhje, jep dorëheqjen anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Indrit Vokshi

07/03/2022
in Politikë
0
Humbja e PD-së në zgjedhje, jep dorëheqjen anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Indrit Vokshi

Pas humbjeve të PD-së në 6 bashki, Indrit Vokshi, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së ka dhënë dorëheqjen si anëtar i Këshillit Kombëtar. Lajmin e ka bërë vetë me dije Indrit Vokshi, në një postim në rrjetet sociale ku thotë se Partia Demokratike nuk mori as shumicën e votës së saj tradicionale. Vokshi thekson po ashtu se nuk do të bashkohem as me ‘opozitën e vërtetë’ Sali-LSI as do të kthehet tek militantizmi apo banditizmi i rëndomt.

‘Nuk do të bashkohem as “opozitën e vërtetë” Sali-LSI as do të kthehem tek militantizmi apo banditizmi i rëndomt. Po shpëtoj prej tyre, po shpëtoj prej detyrimit për t’i sqaruar e për të diskutuar me ta, po çliroj veten me ketë rast.’- shkruan Vokshi.

Postimi i plotë

Largohem nga Këshilli i PD

Nuk është qëndrim emocional por akt i gjykuar ftohtë prej mbrëmë.

Nuk jam larguar as nga shantazhi përmes lëvizjes foltore. Nuk jam larguar as nga përbetimi i milicisë politike të Sali Berishës se “do i nxjerrim me shpulla nga selia”. Nuk jam larguar as kur u rrethua selia, as më pas.

E dini pse? Sepse smundet askush të më detyrojë me intimidim për të bërë një veprim të caktuar. E shumta i përçmoj ose tallem me ato sjellje. Mund të ngjaj i qeshur e njeri që bën shaka gjithë ditën ngaqë nuk bëj manovra banale force por se po bën efekt intimidimi, nuk ndodh. Nuk jam larguar as nga koncerti i stadiumit, as nga referendum-procesioni Shën-Saliut dhe besimtarëve të tij me 18 dhjetor, pasi të gjitha kanë qenë të dyshimta dhe ka qenë vullnet i paverifikuar. (E dimë ne si bëhen proceset).

Pse po largohem sot nga Këshilli?

Arsyeja është kjo: si pozite personale unë kam qenë i mbështetur tek militantizmi i PD-së. Militantizmi qartësisht ka ikur pas Sali Berishës dhe Ilir Metës. (Arsyet i analizojmë herë tjetër).

Kjo dmth se skam më bazament legjitim ku t’i vë këmbët. Sot u verifikua që në ketë forum ku jam prej dhjetorit 2018, po rri tashmë në ajër, pa bazament nën këmbë. Partia Demokratike nuk mori as shumicën e votës së saj tradicionale. U morën aq vota sa mundën të marrin kandidatët. Shumica e elektoratit të djathtë dhe gri, bojkotoi zgjedhjet, pati pjesëmarrje 30% dhe kjo tregon se njerëzit nuk denjuan as të dalin të shkojnë deri tek kutia “për ne”.

Në këshill kemi bërë marrëzira, jemi bërë noterë dhe dorëngritës të planeve Berisha-Basha-Meta për rrëzim me djegie mandatesh e bojkot të bashkive, kemi marrë pjesë në katastrofë. Kemi pasur bazament sepse militantizmi ku ne mbështeteshim, ka qenë pro këtyre veprimeve. Pra ia kanë bërë vetes, përmes nesh. Tani militantizmi e ka tërhequr besimin e vet, gjykoj se për mua nuk ka vullnet njerëzish që të më mbajë dhe të më legjitimojë në strukturë e në Këshill. Nga ana tjetër nuk pati njerëz votues përtej militantizmit të cilët dje t’i jepnin legjitimitet strukturës sonë me votë dhe ta zëvëndësonin vullnetin që u tërhoq mbrapsht dhe iku tek Berisha e Meta, me vullnet tjetër.

Që të kem legjitimitet për të ndejtur në një forum dhe për të folur në emër të një forumi, duhet të më zgjedhë një masë tjetër njerëzish, një strukturë tjetër partie dhe një anëtarësi tjetër. Nëse ndodh kjo, nëse vjen dita që PD gjen terren të ri, mund të flasim. Përderisa kjo nuk ka ndodhur, nuk quhem serioz nëse ulem në një karrige sado e parëndësishme është ajo. E di se nga një plan tjetër ngjan humoristike të japësh dorëheqjen nga diçka pa ndonjë rëndësi tashmë por ky “kazus” vlen si pikë mbështetjeje e levës për të sqaruar qëndrimin politik.

Gjatë këtyre muajve jam habitur dhe në shumë raste jam neveritur nga qëndrimet e ish-eksponentëve të PD-së dhe militantizmit. Aq sa kam menduar: “si është e mundur të ketë qenë kështu”. Kam kuptuar edhe se pse prej shumë vitesh PD-ja nuk mundi të jetë më shumicë. Nuk do të bashkohem as “opozitën e vërtetë” Sali-LSI as do të kthehem tek militantizmi apo banditizmi i rëndomt. Po shpëtoj prej tyre, po shpëtoj prej detyrimit për t’i sqaruar e për të diskutuar me ta, po çliroj veten me ketë rast.

Diçka për gazetarët dhe moderatorët: mos më ftoni sepse nuk vij të prononcohem për ketë punë, çfarë pata për ta thënë e thashë këtu. Mbarësi dhe suksese si revolucionit për të ruajtur pronat dhe pasuritë e klaneve, si edhe kërcimtarëve që eksitohen nga pasuria e të tjerëve, gjithashtu lëvizjes inspiruese europianiste. Të gjithë do të betohen se janë shpresa e Shqipërisë.

Tags: albanewsindrit vokshiKeshilli kombetar i pdpd humb zgjedhjet
Previous Post

Zelensky bën thirrje për bojkot të naftës ruse

Next Post

Basha justifikoi humbjen me numrin e ulët të votuesve, ironia e Patozit: E ke përdorur këtë metotë para 3 vitesh

Related Posts

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

02/02/2023
Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

02/02/2023
Kuvendi sot në seancë plenare, deputetja e PD thërret në interpelancë Ministrin e Brendshëm

Sot Kuvend, Rama interpelancë me Alibeajn për çështjen e zyrtarit të FBI-së! Grupi Berishës kërkon mocion me debat pa limit kohor

02/02/2023
Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

01/02/2023
Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

01/02/2023
Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

01/02/2023
Next Post
Basha justifikoi humbjen me numrin e ulët të votuesve, ironia e Patozit: E ke përdorur këtë metotë para 3 vitesh

Basha justifikoi humbjen me numrin e ulët të votuesve, ironia e Patozit: E ke përdorur këtë metotë para 3 vitesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Admir Mulaj, vëllai i Natasha Mulajt

    Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Koleksioni i vizatimeve rrëqethëse të vitit 1946, tmerri i Luftës së Dytë Botërore përmes syve të fëmijëve

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.