E dashura e Vladimir Putin, Alina Kabaeva, dyshohet se është fshehur në Zvicër me katër fëmijët e tyre të vegjël, thonë burimet për Page Six.
“Ndërsa Putin kryen sulmin e tij në Ukrainë, duke sulmuar qytetarët e pafajshëm dhe duke shkaktuar një krizë refugjatësh, familja e tij është e siguruar në një shtëpi shumë private dhe shumë të sigurt diku në Zvicër – të paktën deri tani”-thotë burimi.
Kabaeva, një gjimnaste fituese e arit olimpik, thuhet se ka katër fëmijë me liderin rus, 69 vjeç, por të dy nuk e kanë konfirmuar kurrë zyrtarisht. Burimet thonë se ata kanë dy vajza binjake 7-vjeçare, të cilat kanë lindur pranë Luganos të Zvicrës, në shkurt të vitit 2015. Besohet se kanë edhe dy djem të tjerë.
Putin nuk flet asnjëherë për çështjet e tij personale dhe dy nga vajzat e tij janë mbajtur larg vëmendjes dhe rrallë flitet për to. Më herët ai ka thënë: Kam një jetë private në të cilën nuk lejoj ndërhyrje. Ajo duhet respektuar.